James te gjiganti italian, agjenti po bën përpjekje të mëdha

35
SHARE

Agjenti Jorge Mendes po bën përpjekje të mëdha për të realizuar transferimin e James Rodriguez në Juventus, raporton Tuttosport.

Sipas gazetës italiane, agjenti portugez do të provojë me të gjitha mundësitë që ta transferojë kolumbianin në Torino qoftë në janar apo në fund të këtij sezoni, transmeton Transferimet.net.

Bayern Munich së pari e ka në plan ta transferojë James nga Real Madrid në kushte permanente, e pastaj do të konsiderojë ofertat për shitjen e tij.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.