Ja si e quan Shaqiri ndeshjen e parë me Liverpool

57
SHARE

Xherdan Shaqiri sot ka debutuar për 10 minuta në pjesën e dytë në ndeshjen Liverpool – West Ham, një ndeshje që u fitua 4-0.

Liverpooli e ka nisur mirë sezonin e ri, duke shënuar katër gola në ndeshjen e parë të Premier Ligës.

Për skuadrën e Jurgen Klopp shënuan, Mohamed Salah (19), Mane (45, 53) dhe Daniel Sturridge (88).

Shaqiri zëvendësoi Manen në minutën e 82’të te takimit ku luajti më shumë se 10 minuta në ndeshjen e parë të Reds në Premier Ligë.

“Atmosferë e mrekullueshme sot në Anfield me një fillim përfekt në Premier Ligë”, ka shkruar Shaqiri.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.