Ja si i dështoi Ronaldinhos marrëveshja me skuadrën e re në vitin 2010 shkaku shokues

98
SHARE

Sipas gazetarit shumë të respektuar amerikan, Dave Martinez, legjenda braziliane, Ronaldinho, ishte afër kalimit të skuadra e ligës amerikane MLS, Red Bull New York, e cila e kishte aranzhuar një bisedë telefonike më të dhe përfaqësuesit e tij.

Megjithatë, sipas shumë burimeve, Ronaldinho kishte qenë i dehur në anën tjetër të linjës telefonike. Ai i kishte shqiptuar keq fjalët, kishte folur palidhje dhe kishte pyetur për femra, transmeton Express.

Jo çuditërisht Red Bull New York e kishte humbur interesimin për të dhe marrëveshja nuk u arrit kurrë.

Edhe pse Martinez nuk e ka specifikuar kohën kur ka ndodhur kjo, ka shumë mundësi të ketë ndodhur para Kupës së Botës në vitin 2010. Po atë vit, skuadra amerikane e bleu Thierry Henryn.

Ka shumë mundësi që francezi ka qenë alternativë e Ronaldinhos, deri kur ndodhi ajo telefonatë.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.