Ja kush mund të bind Fekir të transferohet te Chelsea?

62
SHARE

E ardhmja e Nabil Fekir akoma është e paqartë, por tani ka shumë spekulime për të ardhmen tij.

Chelsea është skuadra e fundit e cila ka shprehur interesim për francezin, transmeton Transferimet.net.

Liverpool kishte arritur marrëveshje me lojtarin në qershor, por testet mjekësore nuk dolën ashtu siç kishte parashikuar skuadra angleze dhe nuk pranoi të paguaj çmimin e kërkuar nga Lyon duke pretenduar se çmimi duhet të ulet pasi Fekir kishte një lëndim serioz gjatë vitit 2015/16.

Por tani Liverpool është larguar zyrtarisht nga gara për francezin.

Fekir mund të bindet të transferohet te Chelsea nga Oliver Giroud.

Francezi dëshiron të luaj në Champions League, kurse Chelsea këtë vit do të bëjë gara në Europa League.

Mbetet të shihet tani se çka do të ndodh nesër mbyllet merkato zyrtarisht në Premier League./Transferimet.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.