Italia dhe Ukraina ndahen baras

13
SHARE

Italia dhe Ukraina kanë luajtur barazim 1:1 në miqësoren e zhvilluar në stadiumin ‘Luigi Ferraris’.

Kombëtarja e drejtuar nga Roberto Mancini, edhe pse cilësohej favorite në këtë përballje, nuk ka arritur të mposht Ukrainën e Andriy Shevchenkos.

Luhej minuta e 55’ kur Federico Bernardeschi me një goditje të fortë mposhti portierin mysafir, për epërsinë 1:0.

Kjo epërsi zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Malinovsky barazoi gjithçka kur shënoi në minutën e 62’./Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.