Isufi thotë se Prishtina dhe Llapi kanë skuadra më të mira se Drita

15
SHARE

Drita ka fituar trofeun e parë në sezonin e ri të futbollit të Kosovës.

Gjilanasit ngritën trofeun e Superkupës pas triumfit kundër Prishtinës me rezultat prej 2-1, ku “Intelektualët” treguan fytyrën e kampionit në pjesën e dytë.

Pas takimit ka folur trajneri i prishtinasve, Mirel Josa, i cili ka thënë se gabimet në mos konkretizim të rasteve, dhe shfrytëzimi të mundësive të Dritës, erdhi deri tek fitorja e gjilanasve.

“Kemi besuar se do ta rikthejmë rezultatin duke marrë parasysh se një gjë të tillë e kemi bërë në të kaluarën. Deri sa ramë me këmbë në tokë dhe kjo bëri që të përmbysim gjithçka. Nuk duhet edhe të neglizhojmë lojën e mirë të Prishtinës”.

“Në pjesën e parë kemi luajtur shumë në ofensivë dhe kjo na kushtoi. Në pjesën e dytë edhe pas zëvendësimeve, kemi arritur të barazonim rezultatin dhe më pas fituam”.

“Kemi bërë shumë rotacione në këtë ndeshje. Kjo na bën që të mos shqetësohemi pasi kemi zëvendësime të ndryshme”.

“Kjo erdh në momentin më të mirë që Drita e fitoi kampionatin duke na dhuruar trofeun Fadil Vokrri. Po në të njëjtin stadium në ndeshjen e parë në stadiumin e renovuar me emrin e Vokrrit, e fituam Superkupën”.

“Jemi më të dobët se ekipet e tjera në krahasim me Prishtinën dhe Llapin që janë përforcuar. Ne jemi aty afër tyre sa i përket mbrojtjes së titullit të kampionit”, tha Isufi.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.