Ish-mbrojtësi i Kombëtares i jep lamtumirën futbollit

48
SHARE

Debatik Curri i ka dhënë fund futbollit të luajtur.

Ai e mbylli sezonin e tij të fundit te Prishtina.

Megjithatë ai nuk do të largohet nga klubi, por do të mbajë rolin e ndihmësit të Mirel Josës.

Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare e ka nisur pikërisht te Prishtina karrierën e tij gjatë viteve 2003-2004.

Curri ka një karrierë të gjatë në supe dhe në moshën 34-vjeçare ka vendosur të thotë “mjaft”.

Ai është aktivizuar te Vorskla Polltava, Genclerbirligi në Turqi, Hoverla Uzhhorod e Sevastopol në Ukrainë.

Karriera e tij në vendin tonë mori hov me Tiranën dhe Flamurtarin.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.