Interi ‘ka në dorë’ rekordin e Juventusit

29
SHARE

E përditshmja “Corriere dello Sport” ka bërë një investigim të statistikave në lidhje me startet e fundit sezonale në Europë, duke parë edhe udhëtimin fantastik të bërë nga Juventusi deri në këtë pjesë të Serisë A, ku me 13 fitore dhe 1 barazim, numëron 40 pikë në 14 javët e para.

Dhe, nëse fiton sot ndaj Interit, duke u ngjitur në 43 pikë pas 15 ndeshjesh, bardhezinjtë do të barazojnë rekordin historik të konfirmuar sivjet nga PSG-ja në Francë, edhe pse liga franceze për nga vështirësia as që krahasohet me atë italiane, por gjithashtu edhe atë të Barcelonës në sezonin 2012-2013, si dhe të Manchester Cityt vitin e kaluar.

Në rast barazimi do të jetë gjithashtu një rezultat pozitiv, duke qenë se me 41 pikë ka gjithashtu pak raste pas 15 javëve, të vendosura sërish nga PSG-ja në sezonet 2015-2016, si dhe 2017-2018, apo edhe nga Bayerni i Mynihut në sezonin 2013-2014.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.