Inter insiston për Martial, zbulohet klubi favorit për shërbimet e francezit

38
SHARE

Sipas shtypit spanjoll, Inter vazhdimisht po këmbëngul për transferimin e Anthony Martial. Mirëpo, përkundër insistimit të Inter, Atletico Madrid është në “pole” për shërbimet e yllit francez.

Martial nuk e ka gjetur asnjëherë veten nën urdhërat e Jose Mourinho-s, i cili njihet si shumë kokëfortë dhe kërkon sjellje pozitive nga të gjithë futbollistët e tij pa përjashtime, transmeton Transferimet.net.

Problemi më i fundit ndërmjet Martial dhe Mourinho-s ishte kur 22 vjeçari u largua nga kampi stërvitor gjatë fazës përgatitore parasezonale për të qenë afër gruas së tij gjatë lindjes së fëmijës së tij, gjë e cila nuk i pëlqeu trajnerit portugez.

E ardhmja e tij nuk duket të jetë në ‘Old Trafford’ derisa në stol të jetë Jose Mourinho.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.