Inter gati të “pushtojë” Champions League, ylli i madh pranon ta vesh fanellën zikaltër

401
SHARE

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Sime Vrsaljko, së shpejti do të transferohet te Inter përcjell ORAinfo.

Ylli korat ka qenë i lidhur ngushtë me Nerazzurrët, ndërsa Atletico pritet ta zëvendësojë atë me mbrojtësin e Monakut, Djibril Sidibe.

26-vjeçari ka qenë i lidhur vazhdimisht me një lëvizje në Serie A në muajt e fundit,pasi që Napoli dhe Roma ishin të interesuar për të.

Një raport në Gazzetta dello Sport të premten raporton se Vrsaljko i ka bërë të qartë Atleticos se ai dëshiron të lejohet të bëjë këtë veprim, pasi ai dëshiron të kthehet në Itali.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.