Inter ‘blindon’ dy yje të skuadrës

39
SHARE

nter janë të bindur se do të nënshkruajnë kontrata të reja me dy lojtarët kryesorë të skuadrës, Milan Skriniar dhe Mauro Icardi.

‘Zikaltërit’ po bëjnë gjithçka për të bindur mbrojtësin sllovak dhe sulmuesin argjentinas për të nënshkruar kontrata të reja.

‘Calciomercato’ shkruan se Inter janë të bindur në arritjen e marrëveshjes për vazhdimin e kontratës me Milan Skriniar dhe Mauro Icardi, përcjell ‘lajmi.net’.

Inter janë të shqetësuar sepse lojtarët nuk kanë klauzola në kontratat e tyre, dhe vendosja e tyre shihet e domosdoshme në marrëveshjen e re.

Pritet që me kontratën e re, Icardi të fitojë gjashtë milionë euro, ndërsa Skriniar katër milionë euro./Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.