Iniesta në Kinë? Vjen reagimi nga klubi: Ja e vërteta e ‘transferimit’

108
SHARE

Klubi kinez, Chongqing Dandgai Lifan ka lëshuar një deklaratë që lidhet me futbollistin e Barcelonës, Andres Iniesta.

Skuadra kineze thotë se nuk ka asnjë lidhje me Iniestan.

“Iniesta nuk do t’i bashkohet skuadrës ashtu siç raportohet në mediat”, shkruhet në njoftimin e klubit.

33-vjeçari, konfirmoi më parë këtë muaj se do të largohet nga “Camp Nou” në fund të këtij sezoni.

Pasi që Dandgai refuzoi bisedimet me spanjollin, tani mediat shkruajnë se Iniesta është lidhur ngushtë me një klub nga Japonia.

Bëhet fjalë për Vissel Kobe. Aty ku luan edhe legjenda gjermane, Lukas Podolski.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.