Icardi drejt transferimit te klubi i madh, thyhet rekordi në Serie A

158
SHARE

Manchester United dëshiron të bëjë ndryshimin e madh duke nxjerrë në shitje Lukakun për të afruar në skuadër Icardin.

Sipas gazetës “Ole”, Mourinho dëshiron të përforcojë forcën e tij sulmuese dhe Manchester United dëshiron të nënshkruajë me yllin e Interit, Mauro Icardi, shkruan SYRI.net.

Manchester United do të duhet të paguajë klauzolën e lirimit të sulmuesit, e parashikuar në kontratë, prej 110 milionë eurosh, për ta marrë në “Old Trafford” sulmuesin “albiceleste”.

Nëse kryhet kjo transfertë atëherë Icardi do të thyejë rekordin pasi do të bëhet lëvizja më e shtrenjtë në Serie A.

Icardi u kthye në ekipin kombëtar argjentinas nga trajneri i përkohshëm, Scaloni, ndërkohë që Sampaoli vendosi të mos e thërrasë atë për Kupën e Botës në Rusi, duke marrë lojtarë si Aguero dhe Higuaín.

Icardi është padyshim një nga lojtarët më të mirë në botë dhe do ta përmirësonte shumë sulmin e Jose Mourinhos.

Kapiteni 25-vjeçar i zikaltërve sezonin e kaluar shënoi 29 gola në 34 ndeshje të Seria A.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.