Ibra tallet me statujën e Ronaldos, lëshon këtë batutë

396
SHARE

Zlatan Ibrahimovic vazhdon shown e tij edhe nga SHBA-ja.

I ftuar në emisionin e komedianit të njohur, Jamse Corden, “Late, Late Show With James Corden”, sulmuesit të Los Anxheles Galaksisë iu tregua një foto e skulpturës së tij aktuale, e cila është duke u punuar dhe u krahasua me atë të Cristiano Ronaldos që përfundoi vitin e shkuar.

Dhe suedezi konfirmoi se ai nuk do të ishte shumë i lumtur nëse vepra e tij do ngjasonte me atë të portugezit.

“Skulptori im e donte statujën time pa të mbathura. Unë po të isha Cristiano Ronaldo, do t’i thosha skulptorit: ‘Jam i nderuar për statujën, por ti je i pushuar’”.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.