Hyn dhe del në 3 minuta, zëvendësimi më i shpejtë në Kinë

42
SHARE

Një trajner futbolli ka vetëm 3 zëvendësime për të bërë në 90 minuta dhe ato duhet t’i realizojë me kujdes, që të shihet ndryshimi në fushë.

Ka trajnerë që janë të suksesshëm me zëvendësimet. Shumë të tjerë nuk i bëjnë nëse nuk u nevojiten, por ka edhe nga ata që ndërrojnë mendje në pak minuta, madje dhe sekonda.

Më e fundit ka ndodhur në Kinë, ku Wu Jigui, trajneri i Shanghai Shenhua merr vendimin për të zëvendësuar një futbollist dhe vetëm pas 3 minutash në fushë e rikthen atë në stol. Liu Ruofan në ndeshjen kundër Chongqing Lifan është hedhur në fushë nga trajneri në minutën e 84 dhe në minutën e 87 u larguar nga fusha, edhe pse nuk kishte asnjë dëmtim apo ndonjë ndëshkim nga arbitri. 230 sekondat që kishte në dispozicion, 19-vjerçari Liu Ruofan nuk ka patur mundësinë as të shkojë në pozicionin që trajneri i kish caktuar në fushë.

Por ky nuk është rasti i vetëm, pasi shumë ngjarje të tjera janë shënuar edhe më parë, si në ndeshjen Lincoln-Swansea në vitin 1998, kur zëvëndësimi zgjati vetëm një minutë. E njëjta histori është përsëritur edhe në Norvegji, kur trajneri Bryne në pamundësi për të aktivizuar një 18-vjeçar ende të pafederuar, hedh në fushë një futbollist të dëmtuar, të cilin e zëvendësoi sapo topi doli sërish jashtë.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.