Humb gjysmën e sezonit, pas dëmtimit ‘ylli’ i Kukësit mungon 6 muaj

16
SHARE

Besar Musolli mbyll zyrtarisht vitin 2018. Edhe pse pati një lloj shprese se dëmtimi në gju të mos ishte aq i rëndë, dje është konfirmuar se mesfushori ka krociat

Ka qenë mjeku specialist ai që ka dalë në këtë konkluzion, pasi ka lexuar edhe rezonancën magnetike.

Fillimisht u tha që nuk kishte ndonjë gjë serioze dhe riaftësimi mund të bëhet për një muaj, por e kundërta ka ndodhur. Kosovari ka këputje ligamenti në gju dhe pa 6 muaj nuk mund të kthehet në fushën e lojës.

Ka qenë vetë futbollisti që ka konfirmuar për “Panorama Sport” dje se shkalla e dëmtimit është më e rëndë seç pritej. Operacionit logjikisht nuk i shpëton dot, megjithatë vetëm më vonë do të përcaktohet dita dhe vendi ku mund të kryhet ndërhyrja.

DËMTIMI – Javët e fundit janë shoqëruar me një sërë problematikash për Kukësin. Sikur të mos mjaftonte Simon Rrumbullaku dhe Ylli Shameti, tashmë u është shtuar edhe Besar Musolli. Pas përfundimit të ndeshjes më Teutën, verilindorët ishin në ankth për zv.kapitenin, pasi u detyrua që të linte fushën në fund të pjesës. Edhe pse përplasja që pati me një nga lojtarët durrsakë ishte e lehtë, në rënie e sipër u duk sikur kishte përdredhur gjurin. Dhimbjet ishin të mëdha, ndaj u zëvendësua direkt me Kalanë. Pas kontrolleve të para u dyshua për tërheqjen e një muskuli në pjesën e pasme të gjurit, por dyshimet u hodhën edhe për këputje ligamenti. Mjekët e ekipit u vënë në “alarm” dhe vendosën në monitorim të rreptë kosovarit. Presidenti u “tërbua” dhe kërkoi që mesfushori të kryente rezonancë magnetike dhe të vizitohej nga specialistët më të mirë në vend. Dhe kështu ndodhi. Përtej mendimeve paraprake që mbajtën me shpresë Kukë

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.