Hazard: Ky lojtar i Chelseas mund të bëhet më i miri në botë

87
SHARE

Eden Hazard ka bërë një deklaratë befasuese për Ross Barkleyn.

Ylli belg ka thënë se nëse mesfushori anglez e ka lirin në fushë, ai mund të bëhet më i miri në botë në pozitën e tij.

“Nëse ju i jepni liri Barkleyt në fushë, ai mund të bëhet mesfushori më i mirë në botë”, ka thënë Hazard, përcjell “lajmi.net”.

“Ai është një lojtar shumë i mençur, mund të shënoj gola, është i fuqishëm fizikisht, mund të dribloj, mund të bëjë asiste”.

“Nëse ai ka lojtar me të cilët mund të bashkëpunoj, ai mund të bëhet më i miri në botë”, ka përfunduar belgu. /Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.