Hamsik drejt largimit nga Napoli

12
SHARE

Mesfushori i Napolit, Marek Hamsik, është duke e konsideruar largimin nga klubi që në muajin janar.

Sipas “Tuttosport”, Hamsik nuk është në planet e projektit të Carlo Ancelottit, dhe deri tani e ka kompletuar vetëm një nga pesë ndeshjet e para të Napolit këtë edicion.

Si rezultat i minutazhës së vogël sivjet, largimi nga “San Paolo” duket i pranishëm në agjendën e tij në muajin janar, transmeton KTV.

Kapiteni i napolitanëve ishte i lidhur shumë për një kalim në Kinë gjatë afatit kalimtar veror, por vendosi të qëndrojë edhe në këtë fillim sezoni.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.