Guardiola: De Bruynen nuk e shesim as për 250 milionë euro

15
SHARE

Trajneri i Manchester City-it, Pep Guardiola ka kërkuar të sqarojë komentet në të cilat ai sugjeroi që De Bruyne do të largohet, në rast se vjen oferta e duhur. De Bruyne nënshkroi një marrëveshje të re gjatë kësa vere, që zgjat deri në qershor 2023.

Në një intervistë me ish-sulmuesin e Real Madridit, Jorge Valdano, trajneri kryesor dhe drejtori sportiv për “Movistar+” në Spanjë, Guardiola diskutoi vlerësimin e mesfushorit të Belgjikës, ku i vuri dhe një çmim: “Ai është një djalë i pabesueshëm, klauzola është 250 milionë euro. Më vjen keq, ai nuk është në shitje”,- u shpreh Guardiola asaj kohe.

Në konferencën e shtypit para ndeshjes së shtunës kundër Fulham, Guardiola ka përgënjeshtruar fjalët e tij të thëna disa kohë më parë, duke u shprehur: “Jo, nuk e di se kush është klauzola i tij.

Jorge Valdano pyeti nëse do ta shisja atë për 250 milionë euro dhe i thashë jo! “Është mendimi im personal. Këtu në Angli nuk ka klauzola, ju duhet të bisedoni me klubin. Unë nuk mendoj se De Brujne ka një klauzolë”,- përfundoi Pep.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.