Gruaja e Muller kritikon trajnerin e Bayern

26
SHARE

Bayern Munich sot ka lëshuar një tjetër hap falso në ndeshjen ndaj Freiburg.

Në këtë ndeshje, Niko Kovac, trajneri i Bayern kishte vendosur që Thomas Muller të qendrojë në bankën rezervë.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer gruas së lojtarit gjerman, e cila reagimin e saj e ka bërë përmes “Instagram”, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.

“Më shumë se 70 minuta deri sa futi trurin në funksion” ka shkruar gruaja e Muller.

Këtë postim e komentoi edhe vet Muller duke thënë: “Ka qenë e nxitur prej emocioneve. Ajo më dashuron. Çfarë të bëj?”

Kovac është në situatë të vështirë tek Bayern dhe rrugët e tij me skuadrën lehtë mund të ndahen. /Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.