Gjiganti turk pas yllit të Liverpool

45
SHARE

Divock Origit do t’i ofrohet një rrugë largimi nga Liverpool nga gjiganti turk Galatasaray, sipas raportimeve të fundit.

23 vjeçari nuk është përfshirë në asnjë ndeshje për “Të kuqtë” këtë edicion pas një sezoni të plotë në Bundesliga me Wolfsburg në stinorin e kaluar.

Origi refuzoi largimin në verë dhe bëri të ditur se dëshiron të luftojë për vendin e tij në Anfield, transmeton Transferimet.net.

Sidoqoftë, gjërat nuk kanë shkuar sipas planit dhe tani Origi besohet se është duke konsideruar mundësitë kur po i afrohemi afatit kalimtar të janarit.

Dhe, sipas Turkish-Football, belgut mund t’i ofrohet mundësia për të luajtur më shumë nga Galatasaray.

Gjiganti turk po përgatit një ofertë huazimi për Origin me opsionin e blerjes në fund të sezonit.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.