Gerrard e nisë furishëm aventurën me Rangers, fitore 6-0 në ndeshjen e parë

77
SHARE

Steven Gerrard e ka nisur me fitore punën si trajner i Rangers, duke mposhtur skuadrën e Bury me rezultat 6-0 në një përballje miqësore.

Në një ndeshje me 41,000 shikues, Gerrard i ofroi debutimin pesë lojtarëve të Rangers: Allan McGregor, Connor Goldson, Nikola Katic, Jon Flanagan dhe Scott Arfield, transmeton Transferimet.net.

Ndeshja e ardhshme e Rangers është në Europa League, në kuadër të raundit të parë kualifikues përballë Shkupit të Maqedonisë të enjten.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.