Gattuso shpërthen pas disfatës në Europa League: Kemi humbur busullën

13
SHARE

Humbja 2-1 brenda në shtëpi me Real Betisin ka bërë që trajneri i Milanit, Genaro Gattuso, të shpërthejë në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Rino nuk i fshihet përgjegjësive, por deklaron se nuk mund ta pranojë atë performancë nga ekipi i tij.

“Kemi humbur busullën tonë, sigurinë tonë. Jam i shqetësuar për mentalitetin e brishtë të skuadrës. Kundërshtari nuk ka vjedhur asgjë. Nuk mund ta pranoj një performancë të tillë. Përgjegjësi i parë për këtë situatë jam unë. Nuk po mendoj si të shpëtoj b***ën time, i dal unë për zot kësaj situate, dhe çfarë do që të ndodhë, nuk do të ketë problem.

Në pjesën e parë mund të kishim shënuar më shumë gola. Ndoshta problemi janë edhe idetë e mia taktike. Duhet të kuptojmë zgjidhjen për këtë situatë që të përmirësohemi. Nuk është një çështje moduli në fushë, por çështje frike. Nuk kishim rrjedhshmëri, në vend që të shikonim përpara, ktheheshim pas. Nuk jemi kurrë të qetë, as në mbrojtje, as në sulm”, deklaroi Gattuso.

© SYRI.net

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.