Frikë te Barcelona, kontroll i befasishëm nga UEFA për doping

26
SHARE

Barcelona informoi përmes departamentit të komunikimit se UEFA ka kaluar nëpër kontrollin anti-doping tre lojtarë të saj.

Ata janë Luis Suarez, Sergi Roberto dhe Umtiti. Interesant është fakti se të tre lojtarët duhej të ishin me ekipet e tyre kombëtare, por nuk kanë udhëtuar për shkak të problemeve të ndryshme fizike.

Ky kontroll i bashkohet atij të disa ditëve më parë, që e ushtroi Agjencia Spanjolle për Mbrojtjen e Shëndetit në Sport ndaj Nelson Semedo, Denis Suárez, Rafinha, Malcom, Sergi Roberto dhe Vermaelen.

Ndërkohë, Barcelona zhvilloi trajnimin e tretë të javës, në të cilin, përveç lojtarëve që nuk janë thirrur nga ekipet e tyre kombëtare, ose nuk udhëtuan me to për arsye të ndryshme, ishin Inaki Pena, Jokin Ezkieta, Morer, Jonathan Cuenca, Oriol Busquets , Riqui Puig dhe Mujica.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.