Frika nga kurdisjet, kompanitë e basteve bllokojnë ndeshjet në Shqipëri

26
SHARE

Kampionati shqiptar është kuotuar javë pas jave në kompanitë shqiptare të basteve.

Mirëpo, dje diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Shmangia e kuotimeve të ndeshjeve të kampionatit shqiptar nuk dihet nëse është ndonjë masë paraprake për t’u ruajtur nga humbje të ndryshme financiare, apo thjesht një praktikë e ndjekur edhe në kampionatet e mëparshme për periudhën që është fundi i sezonit.

Javë pas jave, në kompanitë shqiptare të basteve ka pasur rubrika të shumta parashikimesh, por dje, për pesë ndeshjet e Kategorisë Superiore nuk ka pasur asnjë mundësi kuotimi.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.