Formacionet zyrtare: Drita – Malmo

14
SHARE

Sonte (e martë) Drita zhvillon ndeshjen historike në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës është nikoqir i kampionit të Suedisë, Malmo, për sfidën e raundit të parë kualifikues në garën më të madhe evropiane për klube.

Në takimin që zhvillohet në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, Drita do të përpiqet të bëjë paraqitje të denjë.

Gjatë konferencës për shtyp, përfaqësuesit e klubit gjilanas janë shprehur se shpresojnë në rezultat pozitiv dhe të njëjtën gjë e duan të gjithë tifozët e futbollit në Kosovë.

Formacioni startues i Dritës: Rexhepi, Limani, Krasniqi, Xh. Shabani, Leci, Musaj, Haxhimusa, Shala, B.Shabani, Kuka, Neziraj.

Formacioni startues i Malmos: Dahlin, Larsson, Safari, Rieks, Lewicki, Bachirou, Traustason, Rosenberg, Strandberg, Bengtsson, L. Nielsen.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.