Fitorja e Dritës, lajm kryesor në faqen e UEFA-s (FOTO)

65
SHARE

Drita ka shkruar historinë e futbollit kosovar duke arritur të fitojë turneun parakualifikues të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti në finale kampionin e Gjibraltarit, Lincoln, me rezultat 4-1.

Skuadra kampione e Kosovës, me këtë fitore është bërë skuadra e parë e vendit tonë që arrin këtë sukses.

Leci me dy gola, Shabani dhe Neziraj me nga një, ishin realizator në fitoren historike të Dritës.

Kjo fitore e skuadrës kosovare, ka zënë vend edhe në faqen e shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, UEFA.

Madje në faqen e UEFA-s, fitorja e Dritës është lajm kryesor.

Kujtojmë se në fazën e parë kualifikuese, Drita luan me skuadrën gjigante nga Suedia, Malon, pjesë e së cilës në fillimet e karrierës ka qenë edhe Zlatan Ibrahimovic.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.