Fitoi Kupën e Italisë, Allegri flet me fjalë të mëdha për triumfin ndaj Milanit

59
SHARE

Juventus ka fituar trofeun e parë sezonal, Kupën e Italisë, pasi mposhti Milanin në finale me rezultatin e thellë 4-0.

Nuk e ka fshehur gëzimin trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri, i cili vlerësoi jashtë mase paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Ishte trofeu i parë sezonal dhe jemi shumë të lumtur. Djemtë zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, duke dominuar totalisht dhe merituar gjithçka. Pas një sfide të tillë duhet festuar, por kam qenë gjithmonë i bindur se nëse impenjohemi seriozisht, është e vështirë për cilindo kundërshtar”, deklaroi Allegri.

Më pas tekniku bardhezi ka vlerësuar edhe lojën e Milanit, që për 60 minuta ishte vendosur mirë në fushë dhe nuk linte hapësira për sulmin e Juventusit.

“Finalet duhen lexuar me qetësi. Në fillimi nuk kishim hapësira për të sulmuar, kjo edhe falë vendosjes së mirë të Milanit, por shtuam presionin gradualisht, duke e ditur se do të vinte koha për të goditur. Pas golit të parë na u krijuan shumë hapësira dhe bëmë atë që deshëm në fushën e lojës”, u shpreh trajneri i Juventusit.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.