Ferdinand, Gerrard dhe Lampard tregojnë kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve

104
SHARE

Për të na ndihmuar klikoni në reklamat që ju shfaqen në këtë lajm, jemi një grup gazetarësh dhe këtë punë e bëjmë vullnetarisht dhe kemi nevoj për ndihmë financiare për mirëmbajtjen faqes.

Analistët e futbollit në BT Sport, Riod Ferdinand, Steven Gerrard dhe Frank Lampard, kanë thënë njëzëri se Real Madridi është favoriti kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Nëse parashikimet e tre ish-yjeve të Anglisë dalin të jenë të saktat, atëherë gjiganti spanjoll do ta fitojë këtë trofe të çmueshëm për të treten herë më radhë.

Ekipi i Zinedine Zidane shkroi historinë sezonin e kaluar duke u bërë ekipi i parë që prej Milanit më 1990 që e mbron me sukses titullin në Ligë të Kampionëve.

Reali ka kaluar në çerekfinale të edicionit të sivjetmë të Ligës së kampionëve pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 5-2 pas dy ndeshjeve në 1/8 e finales kundër Paris Saint-Germainit.

“Real Madridi thjesht për shkak të përvojës dhe faktorit Ronaldo”, ka thënë Ferdinand në BT Sport.

Gerrard ka shtuar: “Liverpooli ka shanse por Reali është favorit me të drejtë”. Para se Lampard të theksojë:

“Pajtohem por është e vështirë të parashikosh”.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.