Fenerbahce afër futbollistit të Barcelonës, turqit shkojnë në Rusi

67
SHARE

Skuadra e Fenerbahces është afër ta sigurojë futbollistin e Barcelonës, Yerry Mina.

Mediat në Turqi thonë se klubi është afër ta huazoj lojtarin kolumbian, transmeton IndeksOnline.

Mina u transferua në Barcelonë gjatë janarit të 2018 për 12 milionë euro nga klubi i Palmeiras. Ai nënshkroi kontratë pesë vjeçare dhe këtë sezon zhvilloi 5 takime.

Presidenti i klubit turk, Ali Koc ka një marrëdhënie të mirë me anëtarët e Barcelonës. Andaj, ky transferim mund të bëhet shumë shpejt.

Përveç kësaj, thuhet se turqit kanë udhëtuar për në Rusi, në mënyrë që kjo marrëveshje të finalizohet sa më shpejt.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.