Fekir-Liverpool, gazetari befason me fjalët e tij

43
SHARE

‘Nabil Fekir-Liverpool’ ishte një nga telenovelat më të përmendura të verës së shkuar. Kapiteni i Lyon ishte shumë pranë bashkimit me Liverpool, deri në momentin kur gjiganti anglez bëri kthesën e madhe pas testeve mjekësore të lojtarit për të anuluar marrëveshjen që kishte me klubin francez.

Ishte një marrëveshje aq e madhe, saqë ende edhe sot diskutohet nga gazetarët dhe analistët. Dhe gazetari Ian Doyle, që punon për “Liverpool Echo” është më i fundit që është pyetur, transmeton Transferimet.net.

Dhe befasisht, Doyle mendon se Liverpool mund të kthehet përsëri te Fekir në afatin kalimtar të janarit: “Kush e di, mund të jetë ende Fekir, edhe pse do të isha paksa i befasuar nëse do të ndodhte një gjë e tillë në janar.”

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.