Evertoni gjen trajnerin, pritet zyrtarizimi (Foto)

93
SHARE

Më në fund skuadra e Evertonit e ka në plan ta zyrtarizoj trajnerin e ri.

Klubi nga Anglia pritet që së shpejti ta zyrtarizoj trajnerin e njohur, Sam Allardyce, të cilin ndryshe e quajnë “Big Sam”, transmeton IndeksOnline.

Sam pritet të bëhet zëvendësuesi i të larguarit javë më parë, Ronald Koeman.

63-vjeçari së fundi ishte trajneri i klubit nga Premierliga, Crystal Palace.

Kujtojmë se Evertoni këtë sezon po përballet me krizën e rezultateve , ku në 13-xhiro sa janë zhvilluar, të kaltërtit kanë grumbulluar vetëm 12 pikë dhe gjendën në pozitën e 16-të.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.