Eto’o ikën nga Antalyaspor, por do ta vazhdojë karrierën. Ja ku mund të transferohet

150
SHARE

Samuel Eto’o ka zgjidhur me konsensus kontratën e tij me klubin turk të Antalyasporit, pas 2 sezonesh e gjysmë të kaluara aty.

Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi turk, që përshëndeste kamerunasin, që në 77 ndeshje, shënoi 44 gola për ta.

Gjithsesi, ish-futbollisti i Barçës dhe Interit do të vijojë të qëndrojë në Turqi, pasi ka marrë një tjetër ofertë nga kampionati turk.

Raportohet se Eto’o është shumë pranë nënshkrimit me skuadrën e Konyasporit, një kontrate prej 1 viti e gjysmë.

Kamerunasi ka fituar dy herë Champions Leaguen, fillimisht me Barcelonën nën urdhrat e Guardiolës dhe më pas me Interin e Mourinhos, ku fituan gjithçka të mundshme.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.