Emocionuese: Morata nuk ka mundur t’iu përmbahet lotëve pas golit në Ligën e Evropës

43
SHARE

Alvaro Morata pas një kohe të gjatë ka rigjetur golin.

Chelsea ka shënuar fitore minimale (1:0) në Ligën e Evropës duke e mundur Vidin.

Golin e vetëm të kësaj sfide e realizoi sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata.

Ish anëtari i Real Madridit dhe Juvetusit kishte një kohë të gjatë pa shënuar, dhe në drejtim të tij ka pasur shumë kritika.

‘Thyerja’ e mallkimin ka qenë një moment emocionues për Moratan, që festoi me Willian, derisa nuk po mundte t’i mbante lotët.

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, pas ndeshjes tha se nëse golat e bëjnë të qajnë Moratan, dëshiron që ta sheh më shpesh duke qarë./Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.