EKSKLUZIVE: Skuadra angleze me ofertë zyrtare 75 milionë euro për Aubameyang

163
SHARE

Everton ka bërë një ofertë prej 75 milionë eurosh për të marrë sulmuesin e Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang. Sam Allardyce ka kërkuar një sulmues të ri në “Goodison Park” dhe sipas “The Mirror” drejtuesit e klubit janë gati të investojnë për të marrë 28-vjeçarin nga Gaboni. Aubameyang ka shënuar 19 gola në 20 ndeshje të luajtura në të gjitha veprimtaritë gjatë këtij sezoni, përfshi edhe dy golat në ndeshjen e fundit kundër Real Madrid, ku gjermanët u mposhtën 3-2.

Everton ka vuajtur në gjetjen e golit, që pas shitjes së Romelu Lukaku te Manchester United për 90 milionë euro. Wayne Rooney dhe Gylfi Sigurdsson janë paraqitur në nivelin e duhur, por nuk japin garanci se mund ta çojnë skuadrën në nivelin e duhur. Faktikisht, golashënuesi më i mirë është Oumar Niasse, i cili ka shënuar gjashtë gola në nëntë ndeshje, pavarësisht se lihej në stol nga ish-trajneri Ronald Koeman.

Koeman u shkarkua pas humbjes 5-2 ndaj Arsenal në muajin tetor, që e la skuadrën në zonën e rënies nga kategoria, por duket se tani gjërat janë përmirësuar. Gjithsesi, Allardyce, në momentin e firmosjes së kontratës ka kërkuar një sulmues dhe klubi është gati të investojë për t’ia plotësuar dëshirën. Sot, Everton do të luajë derbin kundër Liverpool për “FA Cup”./Telesport/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.