Edhe sa pikë i duhen Kosovës për vendin e parë në grup?

87
SHARE

Përfaqësueses së Kosovës i nevojiten edhe shtatë pikë për të siguruar vendin e parë në grupin e tretë në Ligën D në Ligën e kombeve.

‘Dardanët’ një natë më parë kanë vërtetuar formën e mirë në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore 3:1 ndaj Maltës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, fitore që i rendit në vendin e parë në grup.

Kosova pas tri ndeshjeve numëron shtatë pikë, dy më shumë se ndjekësit e parë nga Azerbajxhani.

Skuadra e trajnerit Bernard Challandes për të siguruar vendin e parë, ka nevojë edhe për shtatë pikë në tri ndeshjet e mbetura.

Kujtojmë se në ndeshjen e xhiros së fundit, Kosova në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ pret pikërisht Azerbajxhanin./Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.