E kryer, vjen përforcimi i dytë i Arsenalit

553
SHARE

BBC raporton se Arsenal ka arritur marrëveshje me vlerë 22 milionë euro për portierin e Bayer Leverkusen, Bernd Leno.

26 vjeçari gjerman, i cili është pjesë e Leverkusen nga viti 2011, pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore me klubin anglez, transmeton Transferimet.net.

Petr Cech dhe David Ospina janë dy portierët kryesor të ‘Topçinjve’, dhe mbetet ende e paqartë se kush do t’i hap rrugë Lenos.

Arsenal janë poashtu optimist për transferimin e 22 vjeçarit të Sampdoria, Lucas Torreira.

Trajneri i ri Unai Emery tashmë ka nënshkruar me Stephan Lichtsteiner nga kampionët italian Juventus si transfer i lirë.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.