E duan Real Madrid dhe Barcelona, Spalletti e tregon çmimin e Skriniarit

67
SHARE
Soccer Football - Serie A - Inter Milan vs Benevento Calcio - San Siro, Milan, Italy - February 24, 2018 Inter Milan's Milan Skriniar celebrates scoring their first goal with team mates REUTERS/Massimo Pinca

Luciano Spalletti është pyetur pas barazimit me Barcelonën se sa vlen Milan Skriniar.

Luciano Spalletti ka thënë se Milan Skriniar vlen 100 milionë euro.

“Sa vlen Skriniar? 100 milionë euro”, ka thënë trajneri pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Po të isha Barcelona, do të ofroja 120 milionë euro, 20 milionë është vetëm bast.

“Po të isha Real Madrid, do të ofroja 140 milionë euro, 40 milionë është vetëm bast”, ka përfunduar Spalletti.

Real Madridi dhe Barcelona, e duan transferimin e Skriniarit, andaj trajneri i Interit ka bërë të ditur se ata nuk do ta lëshojnë atë nën shumën e 100 milionë eurove. /Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.