Dybala zgjedh golin më të bukur që ka shënuar

12
SHARE

Paulo Dybala ka thënë që është me shumë fat që luan për Juventusit dhe se çdo gol që shënon ai e feston me një mesazh.

Dybala është njohur me maskën e tij të festimit që kur ju bashkua Juves më 2015-ën dhe sulmuesi argjentinas shpjegon inspirimin e tij, po ashtu edhe presionin e të mbajturit numrin 10.

“Gjesti i im me maskë nuk është shumë festim për golin, por më shumë një mesazh”, ka thënë ai.

“Është një maskë ideale, të cilën gladiatorët e veshin në luftë. Në Doha kundër Milanit, pasi ne humbëm Superkupën, me lindi kjo ide për të festuar”, theksoi Dybala.

“Goli më i mirë? Kundër Lazios sezonin e kaluar. Ishte njëri prej golave më të bukur dhe ia dola mirë që të përballem me presionin e dy kundërshtarëve. Me ka kënaqur shumë”, tha argjentinasi.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.