Dy ndeshje pa pësuar gol, Buffon inkurajohet nga tifozët e PSG: Janë të veçantë

19
SHARE

Gianluigi Buffon debutoi mbrëmjen e të dielës në “Parc Des Princes”, në javën e parë të kampionatit, ndërsa PSG-ja e tij fitoi me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Caen.

Buffon ndjeu ngrohtësinë e tifozërisë parisiene, ndërsa nuk i fshehu emocionet e kësaj eksperience të re.

“Është ndeshja e dytë zyrtare, që e fitojmë dhe mbi të gjitha nuk pësojmë gol.

Pas Superkupës ndaj Monacos, ishte e rëndësishme që të fitonim, për t’i dhënë vazhdimësi rezultateve.

Mikpritja e tifozëve ka qenë e veçantë dhe inkurajuese. U jam mirënjohës”, deklaroi Buffon.

Të pashmangshme pyetjet për Juventusin, skuadër në të cilën luajti deri në maj të 2018-ës dhe fitoi thuajse gjithçka në Itali, ndërsa në Europë i shkoi shumë pranë Ligës së Kampionëve, por nuk ia doli të ngrejë lart “trofeun me veshë të mëdhenj”.

“Juventusi ka një shoqëri të organizuar mjaft mirë dhe di t’i bëjë gjërat në mënyrën e duhur, Thënë ndryshe, ata janë ndërtuar për të fituar dhe nëse nuk ia dalin, i shkojnë shumë pranë trofeve.

Me Cristiano Ronaldon do të kenë disa avantazhe të mëdha, ashtu si edhe ndonjë disavantazh të vogël, por shpresoj që në fund të fitojnë dhe të festojnë”, tha Buffon

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.