Drita-Prishtina: Përfundon pjesa e parë e Superkupës, kjo skuadër është në epërsi

32
SHARE

Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, aty ku po luhet takimi ndërmjet Dritës dhe Prishtinës në kuadër të Superkupës së Kosovës.

Prishtina është në epërsi minimale falë një super-goli të Gauthier Mankenda nga distanca pas një dominimi të plotë ndaj Dritës në gjysmëlojën e parë, transmeton Transferimet.net.

Futbollistët e Prishtinës e goditën tri herë shtyllën para realizimit të golit dhe me shumë meritë po udhëheq me rezultat 1-0.

Mankenda bëhet futbollisti që shënon golin e parë në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri” në kryeqytet dhe vrapoi në të gjithë fushën për të festuar me Plisat.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.