Drita emëron trajnerin e ri pas largimit të Bekim Isufit

12
SHARE

Kampionia aktuale e Kosovës, Drita, edhe zyrtarisht ka njoftuar se e ka emëruar Shpëtim Duron në rolin e trajnerit pak ditë pasi Bekim Isufi dha dorëheqjeve pas rezultateve tejet të dobëta në fillim të sezonit të ri.

Drita njoftoi zyrtarisht sot se Shpëtim Duro, ashtu siç raportoi mbrëmë Gazeta Express, do ta marrë drejtimin e Dritës së zhytur në formë të dobët.

Duro, njëri prej trajnerëve me më përvojë në futbollin shqiptar, e gjen Dritën në formë tejet dobët, pasi i ka humbur katër ndeshjet e fundit në Ipko Superligën e Kosovës.

Duro ka qenë trajner i Flamurtari Vlorë për herë të fundit në Shqipëri. Më parë ai e ka drejtuar edhe Shkëndijën në dy periudha të ndryshme, Partizanin dhe Skënderbeun.

Isufi dha dorëheqje nga stoli i Dritës pas një sezoni tejet të suksesshme, që e bëri klubit gjilanas kampion të Kosovës dhe pati aventurë të suksesshme në kualifikime për Ligën e Kampionëve

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.