Drejtori i ri sportiv e zbulon transferimin e parë tek Milani

61
SHARE

Milani është në kërkim të një përforcimi të madh për repartin e mesfushës.

Leonardo ka dy emra në listën e tij: Adrien Rabiot nga PSG dhe Aaron Ramsey nga Arsenali.

Kontrata e mesfushorit të Uellsit po skadon në fund të sezonit dhe ai mund të jetë një dhuratë nga drejtori sportiv, Ivan Gazidis, që vjen nga i njëjti klub si Ramsey.

Sipas “Corriere dello Sport”, mesfushori 27-vjeçar mund të ndjekë gjurmët e Gazidis dhe mund të bashkohet te Milanin në një transferim të lirë.

Rossonerët janë duke vëzhguar situatën dhe janë të gatshëm për të hyrë në garë, edhe duke përfituar nga mbërritja Gazidis .

Një tjetër mesfushor i ndjekur me vëmendje të madhe mbetet edhe Adrien Rabiot. Mesfushori francez, si Ramsey, ka një kontratë që skadon në qershor 2019 dhe ka një çështje rreth rinovimit të mundshëm të tij me PSG-n.

Megjithatë, Milani duhet të jetë i vetëdijshëm për interesin e madh në Rabiot, me Barcelonën dhe Juventusin që monitorojnë lojtarin.

Drejtori, Leonardo do të shpresojë të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira që ka me Raiolan, për të marrë shërbimet e Rabiot.

Së fundi, Nicolo Barella nga Cagliari është një lojtar që i intereson Milanit, pasi Gennaro Gattuso është admirues i tij.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.