Dortmund merr një vendim të madh për Reus

65
SHARE

Marco Reus është emëruar kapiten skuadrës së Borussia Dortmund për sezonin 2018/19.

Sulmuesi gjerman ka vuajtur nga problemet me lëndime gjatë viteve të fundit, por u kthye furishëm në fund të edicionit të shkuar, kur shënoi 7 gola në 11 paraqitje.

Reus ka 96 gola në 204 ndeshje për Dortmund dhe tani që është ribashkuar me trajnerin Lucien Favre, për të cilin ka luajtur edhe në Borussia Monchengladbach, motivimi është më i madh për të.

“Trajneri më ka njoftuar se unë jam kapiteni i ri. Kjo është sigurisht një nder dhe më bën të ndihem krenar që përfaqësoj këtë klub dhe këtë ekip në fushë dhe jashtë saj.” – është shprehur 29 vjeçari në deklaratë për shtyp.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.