Dortmund me ofertë 23 milionë euro për francezin

108
SHARE

Edhe pse një marrëveshje ndërmjet Atletico Madrid dhe Valencia po afrohej, klubi madrilen do të shqyrtojë oferta të tjera për lojtarin.

Dy klubet arritën marrëveshje mbi bazën e 16 milionë eurove, por nuk kanë gjetur akordin për bonuset dhe besohet se transferimi ka dështuar, transmeton Transferimet.net.

Ndërkohë Borussia Dortmund ka bërë një ofertë 23 milionë euro dhe drejtuesit e ‘Los Colchoneros’ do të hapin bisedimet me gjermanët.

Sa i përket Gameiro, ai preferon transferimin në Valencia, por në rast se klubi pranon ofertën e lartpërmendur, ai duhet të vendosë mes transferimit në Bundesliga dhe qëndrimit në Madrid.

Francezi ka edhe dy vite kontratë dhe ka zgjuar interesimin e shumë klubeve evropiane.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.