Dirk Kuyt bëhet trajner, ja cilën skuadër do ta drejtojë ai që nga sezoni i ardhshëm

133
SHARE

Dirk Kuyt do të jetë trajner i grupmoshave u19 të Feyenoord që nga sezoni i ardhshëm, ka konfirmuar klubi holandez.

“Mezi po pres të filloj,” ka thënë Kuyt pasi morri një hap të ri në karrierën e tij, transmeton Transferimet.net.

Kuyt u pensionua nga futbolli sezonin e kaluar. Ai i dha lamtumirën futbollit menjëherë pasi fitoi titullin e Eredivisie me Feyenoord. 37 vjeçari e filloi karrierën menaxheriale si ndihmës-trajner te Quick-Boys, skuadër holandeze e rangut më të ulët.

Ndërsa tani do të fillojë punën si menaxher i Feyenoord u19, dhe ndihmës-trajner i tij do të jetë Cor Adriaanse.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.