Diego Simeone zgjedh ekipin që do të drejtojë këtë sezon

89
SHARE

Ish-futbollisti i Interit, tashmë prej disa sezonesh shumë i suksesshëm në rolin e trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone, të shtunën do të përballet me Interin në Madrid.

Por më parë u ndesh në Itali, në një miqësore me Cagliarin, duke fituar me rezultatin minimal 1-0 ndaj sardëve.

Pikërisht në konferencën për mediat të dhënë pas ndeshjes, Simeone ka folur ndër të tjerat për djalin e tij që luan në Seria A me Fiorentinën, sikurse dhe për shanset që vetë ai të stërvisë në skuadrat e Italisë.

Do të shkoj edhe në skuadra të tjera, por tani jam i lumtur aty ku ndodhem. Është Atletico Madrid vendi ku kam zgjedhur të qëndroj.

Djali im? Jam i kënaqur për atë çka po bën, por nuk besoj se ky është momenti që të jemi bashkë në një skuadër, edhe pse më pëlqen loja e tij dhe është djali im”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.