Di Maria firmos kontratë të re me PSG

10
SHARE

Paris Saint-Germain ka njoftuar përmes një deklarate zyrtare se Angel Di Maria ka nënshkruar një kontratë të re me klubin.

Sipas marrëveshjes së re, Di Maria do të jetë pjesë e klubit parisien deri në vitin 2022, transmeton Transferimet.net.

“Jam shumë i lumtur që kam zgjatur kontratën time me PSG. I kam shijuar shumë tri vitet e fundit në Paris, ku kam gjithçka që më duhet për të luajtur futbollin tim më të mirë. Çdo ditë, ndihem i nderuar dhe i motivuar që jam pjesë e një projekti ambicioz.” – është shprehur 30 vjeçari.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.