Dështoi Griezmanni, Messi tani e do Salahun në Barcelonë

54
SHARE

Salah është tani objektivi numër një i Barcelonës.

Antoine Griezmann ishte objektivi numër një i Barcelonës deri para dy ditësh, kur francezi befasoi të gjithë me vendimin për të qëndruar te Atletico Madridi, aty ku me kontratën e re do të fitojë afër 30 milionë euro në sezon.

Pas dështimit për të marrë shërbimet e Griezmannit, The Sun raporton se Lionel Messi ka kërkuar nga drejtuesit e Barcelonës që të hidhen në sulm për Mohamed Salahun, për të cilin interesohet edhe Real Madridi.

Messi beson se me Salahun në Camp Nou, Barcelona do të forcohej edhe më shumë në repartin ofensivë, i cili theu disa rekorde në sezonin debutues me Liverpoolin dhe e mbylli edicionin me 44 gola.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.