Dëmtohet ‘ylli’ i Chelseas, Sarri: Jam i lumtur për fitoren

21
SHARE

Chelsea shijoi fitoren, 1-0 ndaj PAOK-ut për ta vazhduar rekordin e 100%-të me fitore këtë sezon me Maurizio Sarrin.

Pas 7 minutash lojë Willian shënoi golin e fitores, ndërsa raste të mira për shënim kishin edhe Jorginho dhe Ross Barkley.

Përveç fitores, kishte edhe një moment të keq për “Të Kaltërit” – ishte lëndimi i Pedros, që e detyroi atë të largohej nga loja më herët nga fusha e blertë.

Spanjolli pësoi një dëmtim në shpatull, por trajneri, Maurizio Sarri thotë se situata nuk është serioze.

“Unë nuk e di saktësisht situatën”.

“Kam folur me të për pak sekonda, por me gjasë nuk është lëndim serioz”.

“Jam i lumtur me tri pikët, por jo me rezultatin. Nuk i konkretizuam rastet”, përfundoi ai.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.